image Deputeti malazez: Mandiq e ka zbatuar politikën e Millosheviqit, nuk e meriton të jetë kryetar i Kuvendit

Deputeti malazez: Mandiq e ka zbatuar politikën e Millosheviqit, nuk e meriton të jetë kryetar i Kuvendit

news image

Deputeti i DPS-së në Kuvendin e Malit të Zi, Andrija Nikoliq, vlerëson se çetnikët tani janë legjitimuar si ideologji shtetërore në shtetin malazez.

Nikoliq deklaroi se e gjithë infrastruktura e Serbisë është shfrytëzuar për të “shtyrë” ZBCG, partinë e Andrija Mandiq në pushtet.

“Ju ia dolët. Sot Mandiq do të betohet në Kushtetutën që e grisën kolegët e tij. Nuk e dinim që në larjen e biografisë së Andrija Mandiq do të merrnin pjesë përfaqësues të partive civile, por edhe të partive shqiptare”, u shpreh ai.

“Përfaqësuesit e partive shqiptare harruan se Mandiq ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave  në Kosovë dhe ka zbatuar politikën e Sllobodan Millosheviqit – politikën e spastrimit etnik të Kosovës. A mendoni se dikush e ka harruar këtë? Sigurisht që jo”, tha ai, shkruan Vijesti.

Mandiq është drejtues i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

/GazetaSinjali/