image Deputeti italian nxirret me forcë nga parlamenti pasi ofendoi rëndë kolegët

Botë

Deputeti italian nxirret me forcë nga parlamenti pasi ofendoi rëndë kolegët

news image

Deputeti italian, Vittorio Sgarbi, është nxjerrë me forcë nga parlamenti pasi përdori fjalë të ashpra drejtuar kolegëve të tij.

“Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të flasë me fjalë të pista në parlament”- tha zëvendëspresidentja, Mara Carfagna fjala e së cilë u prit me zhurmë në sallë.

Pas një fjalimi, atij i është thënë të dalë nga salla gjë që nuk është bërë prej tij. Më pas është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.“Turp Turp”, dëgjohet të bërtasin disa deputetë në sallë.

Sgarbi është një nga kritikët më më të ashpër italian dhe njihet për karakterin e tij të vështirë. Madje ai ka thënë se koronavirusi nuk ekziston.

Ky, sipas tij, është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi. Ai është tallur edhe me presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta./ Gazeta Sinjali/