image Deputeti i VV-së thotë se një familje në Prizren ka tri ditë që po pret rezultatet për COVID-19

Kosovë

Deputeti i VV-së thotë se një familje në Prizren ka tri ditë që po pret rezultatet për COVID-19

news image

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se një familje në Prizren, ka tri ditë që po pret rezultatet pas testeve të bëra për koronavirus.

Abrashi thotë që një familjarë i kësaj familje ka rezultuar pozitiv, dhe të tjerët po presin qe tri ditë për rezultate, dhe sipas tij, rezultatet nuk po dalin në kohë.

“As adresë për pyetje e as përgjigje për testet e bëra. Për herë të parë nga përhapja e epidemisë rezultatet nuk po dalin në kohë. Edhe kolegët e të infektuarit iu nënshtruan testeve, kaluan dy ditë pa asnjë përgjigje”, ka shkruar Abrashi./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/artan.abrashi/posts/3092475144155625