image Deputeti i VV-së shërohet nga koronavirusi

Shëndetësi

Deputeti i VV-së shërohet nga koronavirusi

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se e ka kaluar me sukses sfidën me koronavirusin, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë këto ditë, ndërsa ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë.

Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështjetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t’i kaloj sa më lehtë.

Ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë prekur me Covid-19, ndërsa ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre në betejën kundër këtij virusi.

Keni kujdes miq të nderuar, mbani maskën, distancën dhe pastërtinë, sepse vetëm kështu do t’i mbroni të afërmit tuaj dhe së bashku do t’i japim fund pandemisë./Gazeta Sinjali/