image Deputeti i VV-së fyen Pacollin: Arrogancë feudale neveritëse dhe e papranueshme

Kosovë

Reagim/ Deputeti i VV-së fyen Pacollin: Arrogancë feudale neveritëse dhe e papranueshme

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së Behgjet Pacollit për moslejimin e aterimit në aeroportin e Prishtinës nga qeveria.

Abrashi ka shkruar se gjithë qytetarët nga kjo qeveri do të trajtohen barabartë dhe se kjo sjellje e Pacollit është arrogancë feudale, neveritëse dhe e papranueshme.

“Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës”, ka shkruar Abrashi.

Gjithashtu, ai ka shkruar se 14 ditë karantinë janë të obligueshme për të gjithë qytetarët që vijnë nga jashtë shtetit./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/artan.abrashi/posts/2975900495813091