Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtes.
Berisha e ka quajtur Mehajn si ministër historik, i cili kishte përkushtim blerjen e armatimit dhe heqjen e kufizimeve ligjore për kapacitetet ushtarake.
Madje, ai u shpreh se Mehaj ka qenë ministër i cili i ka bërë krenar ushtarakët, teksa shtoi se në mandatin e tij është “tronditur Beogradi”.
“Armend Mehaj si Ministër, me përkushtim për blerjet e armatimit dhe heqjen e kufizimeve ligjore për kapacitetet ushtarake, do të mbetet një “Ministër historik” që na ka bërë krenar si ushtarak. Në mandatin e tij, e kemi tronditur Beogradin”, thuhet në reagimin e tij.