image Deputeti i NISMA-s thyen rregullat e distancimit, mblidhet me bashkëluftëtarët për iftar

Kosovë

Masat/ Deputeti i NISMA-s thyen rregullat e distancimit, mblidhet me bashkëluftëtarët për iftar

news image

Pavarësisht thirrjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ta ruajtur distancën si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, një gjë e tillë nuk po respektohet.

Madje thyerjen e rregullave po e bëjnë edhe zyrtarët shtetëror, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Haxhi Shala, përmes një fotografie në rrjetin social Facebook ka treguar se ka qenë i ftuar në një iftar mbrëmjen e së shtunës.

Iftari ishte i organizuar në fshatin Kleçkë të Komunës së Malishevës, ku deputeti Shala ishte i pranishëm bashkë me një grup bashkëluftëtarësh.

“Iftar me bashkëluftëtarët në Kleqkë, në Odën e UÇK-së”, ka shkruar Sadri Shala, në Facebook, postimin e të cilit e ka shpërndarë edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

Ndryshe, përveç këtij rasti, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë, saktësisht në lagjen “Dardania” janë tubuar afro 30 presona për iftar, por policia ka intervenuar duke i shpërndarë./GazetaSinjali/