image Deputeti i LVV-së i reagon anëtarit të Nismës për deklaratën ndaj Albin Kurtit

Politikë

Politikë/ Deputeti i LVV-së i reagon anëtarit të Nismës për deklaratën ndaj Albin Kurtit

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka komentuar deklaratën e anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotit, i cili tha se Albin Kurti ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, Abrashi ka thënë se “asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!”

Ndërkaq, Hoti pasi mediat ia publikuan deklaratën, dhe pati reagim edhe nga partia e tij Nisma, ka fshirë postimin kërcënues ndaj Kurti.

Më shumë rreth deklaratës së tij, klikoni KËTU. /Gazeta Sinjali/