image Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje paralajmëron ndryshime në RTK

Politikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje paralajmëron ndryshime në RTK

news image

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, pas mbledhjes së mbajtur sot tha se kanë diskutuar për raportin e RTK-së, ku është kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve dhe inkasimit të të hyrave.

“Për RTK-në kishte diskutime për sa i përket qendrueshmërisë afatgjatë të RTK-së. Gjendja e cila është tani, nuk është që ka qendrueshmëri afatgjate, pa pasur ristrukturim të thellë e po ashtu, pa pasur një rritje të të hyrave, pra një menaxhim të mirë, ulje të shpenzimeve të panevojshme, ristrukturim sa i përket stafit dhe menaxhim më të mirë të shpenzimeve”, ka thënë Murati. 

Ai po ashtu ka treguar se është miratuar raporti i Trustit me ulje të shpenzimeve prej 600 mijë euro. /Gazeta Sinjali/