Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Paga, shkruan Gazeta Sinjali.
Avdyli thotë se ky vendim është “një shuplakë fytyrës” në kohë pandemie për punonjësit shëndetësorë.
Për këtë “shuplakë” deputeti i LDK-së e fajëson Avokatin e Popullit i cili, sipas tij, vetëm avokat i popullit nuk mund të jetë.
“Heronjëve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie. Pagat s’do rriten sepse kështu deshti nje avokat e u vërtetua nga disa gjyqtarë me paga të larta. Ky avokat i popullit që ra pre e lojërave politike si duket”, ka shkruar ai në Facebook.
Avdyli ka kërkuar që qeveria të krijojë një fond për përkrahje financiare për punëtorët shëndetësorë dhe kuvendi të rifillojë hartimin e ligjit për kategorizimin e pagave./Gazeta Sinjali/