image Deputeti i LDK-së: Qytetarët nuk do të na falin nëse nuk e bëjmë qeverinë

Kosovë

Deputeti i LDK-së: Qytetarët nuk do të na falin nëse nuk e bëjmë qeverinë

news image

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se qytetarët nuk do ta falin Vetëvendosjen e LDK-në nëse nuk arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë.

“Neve nuk do të na falë qytetari nëse nuk e bëjmë këtë qeveri, dhe çdo formulë tjetër nuk është ajo çfarë e do qytetari. Normalisht postet janë ato që janë bartësit e këtij programi. 95 për qind puna është kryer”, ka thënë ai.

Derisa deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në Rubikon të ktv-së ka thënë se formulimi për president nuk është përfundimtar, e mund të riformulohet, derisa thekson se askush te VV-ja nuk e do dorëheqjen e Konjufcës.

“Arsyeja pse nuk ka marrëveshje ka ndodhë sepse ne kemi pas disa mosmarrëveshje. Nuk ka deputet në LVV që dëshiron dorëheqjen e Konjufcës. Nëse nuk arrijmë të gjejmë një president apartiak, atëherë le të vijë propozimi nga LDK. Formulimi ynë për presidentin nuk është përfundimtar, ne mund ta riformulojmë çështjen për presidentin”, ka thënë Basha.