Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Hoti e cila sipas Avdylit nuk po e menaxhon mirë situatën e koronavirusit.
Avdyli tutje ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në seancën e radhës parlamentare, pasi është i infektuar me koronavirus.
Mirëpo, sipas Avdylit projektligji që ka autore kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, do të duhej të diskutohej dhe të futej në fuqi. /Gazeta Sinjali/