image Deputeti i LDK-së: Mashtrimi e dyfytyrësia s’ka vend në politikë, koha është që disa me lëshu rrugë

Politikë

Deputeti i LDK-së: Mashtrimi e dyfytyrësia s’ka vend në politikë, koha është që disa me lëshu rrugë

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale të Podujevës, duke thënë se mesazhi i këtij qyteti duhet të lexohet drejtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mashtrimi e dyfytyrësia s’ka vend në politikë.

”Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/