Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar për privatizimet e tokave shtetërore, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në Twitter, ai ka kërkuar që të arrestohen ata që kanë privatizuar toka me çmime prej 1 deri në 3 euro dhe të iu konfiskohen ato.
“Sistemi i drejtësisë në Kosovë thua është inekzistent. Po të ekzistonte sot do kishte arrestime për privatizimet e tokave prej 1 deri në 3 Euro dhe normalisht konfiskime”, ka shkruar Avdyli.
Në këtë formë, tokë ka blerë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e madje edhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ndryshe, Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se ish-kryeministri Haradinaj në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion në vitin 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim gjatë vitit 2009, në vlerë 75 mijë euro apo 3 euro e 75 cent për një ari. /Gazeta Sinjali/