image Deputeti i LDK-së i reagon SBASHK-ut: Ua ka marrë lezetin pushimi, horë na bëtë

Arsim

Deputeti i LDK-së i reagon SBASHK-ut: Ua ka marrë lezetin pushimi, horë na bëtë

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi që Sindikata e Bashkuar e Arsimit tha se do të kërkojë sërish shtyerje të fillimit të vitit të ri shkollor, për shkak se kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Avdyli ka thënë se arsyeja për të cilën SBASHK-u kërkon sërish pezullim të vitit të ri shkollor është absurde. Ai gëzohet se sindikatat e tjera nuk janë si SBASHK-u, pasi thotë që po të ishin do të mbylleshin spitalet, administrata e policia do të demobilizohej.

“Shtyrja e mësimit për dy javë dhe kërcënimi për shtyrje tjera e bërë nga Sindikata me arsyen se arsimtarët po rrezikohen, sa është absurde, sa anakronike. Fatmirësisht sindikatat tjera s’janë si Rrahmani se atëherë spitalet duhej mbyllur se po rrezikohen punëtorët shëndetësorë, policia duhej të demobilizohej se po rrezikohen nga infektimi, e administrata me u mbyll e tëra”, ka shkruar ai.

Deputeti i LDK-së thotë se arsyeja pse Sindikata e Arsmit po kërkon shtyerje është për shkak se pushimi ua ka marrë lezetin dhe e kanë shumë të vështirë rikthimin në punë pas 6 mujave.

“Edhe pse fëmijët janë grupmosha më së paku që preken nga virusi, prapë sindikata po kërkon shtyrje sepse si duket ua kanë marrë lezetin pushimit e me ia nis punës pas një pushimi 6 mujor goxha vështirë po iu vie. Sa kërkoni shtyrje, përgatituni se 6 muaj e 2 javë janë tē mjaftueshme, se horë na bëtë”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/