Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, duke folur për gastronominë, ka thënë se ky sektor po shkon drejt kolapsit pasi që është më i godituri nga masat e ndërmarra për menaxhimin e pandemisë në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveveria duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej zgjidhje për ta ringjallur këtë sektor, pasi thotë se të vetmin burim ekzistence, diaporën, Kosova nuk do ta ketë këtë vit për shkak të mbylljes së kufijve.
Andaj, deputeti ka propozuar që qeveria të ndajë nga 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim që të ringjalles së këtij sektori, për të cilin thotë se punëson dhjetëra mijëra qytetarë.
“Gastronomia po shkon drejt kolapsit, pasi që është sektori më i goditur gjatë masave të marra për menaxhimin e pandemisë. Të vetmen shpresë tonën, si burim ekzistence, diasporën, si duket nuk do e kemi këtë vit për shkak të mbylljes së kufinjve. Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim të ringjalljes së këtij sektori që punëson dhjetëra mijëra qytetarë, shumica e të cilëve në mosha të reja dhe me paga minimale”, thuhet në postimin e Syles./Gazeta Sinjali/