image Deputeti i AAK-së për taksën në hyrje të qyteteve: Populli s'i duron këto përralla

Politikë

Deputeti i AAK-së për taksën në hyrje të qyteteve: Populli s’i duron këto përralla

news image

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përkatësisht atij të Gjilanit, Lutfi Haziri për tarifën e hyrjeve të qytetarëve në këto qytete.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka thënë se është gabim të mendohet se Kosova duhet t’i përshtatet jetesës së atyre që nxjerrin të tilla ide.

“Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim. Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha”, ka shkruar Syla.

Syla ka thënë se populli nuk mund t’i durojë këto përralla, sepse nuk ua ka borxh.

“Vendi ynë nuk është eksperiment. Populli nuk mund t’i durojë këto përralla. Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm. Nuk ua kemi borxh këto”, është shprehur Syla. /Gazeta Sinjali/