Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka kërkuar nga qeveria që në planin e hapjes së ekonomisë e institucioneve, të përfshihet edhe hapja e objekteve fetare.
Syla shkruan se xhamitë duhen të hapen duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, ndërkohë që ka propozuar që për faljen e Fitër Bajramit të shfrytëzohen edhe kishat.
Postimi i tij i plotë:
Plani i hapjes duhet të ndryshojë dhe duhet të përfshijë edhe hapjen e objekteve fetare sa më parë.
Festa e Bajramit duhet të falet aty ku e ka vendin: në objekte fetare me kujdes e rregulla për shkak të pandemisë.
Në këtë kuptim, edhe Kishat Katolike mund të shfrytëzohen. Vëllëzërit tonë katolik nuk kanë as edhe një problem me këtë.
Në Kosovë është dëshmuar historikisht se ka harmoni fetare. Është koha ta dëshmojmë edhe tash, pavarësisht standardeve të dyfishta të Qeverisë në ikje.