Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë po ngjan në një regjim autoritar, teksa shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut,Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë po ngjan në një regjim autoritar.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Roth shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve.
“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiq mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
Serbia sounds more and more like an authoritarian regime. President Vučić held a speech on National Statehood day, live broadcasted over loudspeakers at Belgrade’s main square.
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) February 17, 2024
Dear friends in 🇪🇺 and 🇺🇸, can you tell me, if this happens in any other democracy? pic.twitter.com/aZcLL3vWt9