image Deputeti gjerman: Nuk jam penduar që mbështeta Kurtin, kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës

Politikë

Deputeti gjerman: Nuk jam penduar që mbështeta Kurtin, kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës

news image

Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, ka dhënë një intervistë ku ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku tha se janë indinjuar kur panë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi kryetarët e komunave në zyre, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Juratovic është pyetur nëse është penduar që ka mbështetur Kurtin në të kaluarën, teksa ai u përgjigj duke thënë se s’është penduar, por se nuk “i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnik vijnë”.

“Jo, nuk jam penduar. E mbështeta sepse kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës. Por unë nuk i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnike që vijnë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Juratovic për DW.

/GazetaSinjali/