image Deputeti gjerman mbështetje Kosovës: Po përpiqet të mbroj territorin e vet

Politikë

Deputeti gjerman mbështetje Kosovës: Po përpiqet të mbroj territorin e vet

news image

Ka reaguar edhe deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham pas tensioneve gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjit në Kosovë.

Abraham në një postim në Twitter shkruan se përkundër të gjitha kritikave të justifikuara nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat në territorin e tij.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, shkruan ai.

/GazetaSinjali/