image Deputetët zviceranë mbështesin martesën e të njëjtës gjini

Botë

Deputetët zviceranë mbështesin martesën e të njëjtës gjini

news image

Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran miratoi sot një projektligj që do të lejojë martesën e të njëjtës gjini.

Me gjithë kundërshtimin konservator, deputetët gjithashtu votuan që çiftet lesbike të përdorin spermatozoide për t’u ngjizur.

Ligji ende nuk është miratuar nga Dhoma e Epërme e parlamentit.

“Me 132 vota pro dhe 52 kundër, dhe 13 abstenime, Këshilli Kombëtar thotë ‘po’ për barazinë e vërtetë, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut Pink Cross në Twitter, duke përdorur hashtag që do të thotë “martesë për të gjithë”.

Zvicra miratoi një ligj që mbron komunitetin LGBTQ nga diskriminimi vetëm në shkurt.

Projektligji erdhi në parlament 13 vjet pasi Zvicra legalizoi partneritetin qytetar.

Një sondazh për Pink Cross në shkurt zbuloi se më shumë se 80 për qind e zviceranëve mbështesin martesën e të njëjtës gjini. /Gazeta Sinjali/