image Deputetët që votuan pro heqjes së homologimit për vetura

Politikë

Deputetët që votuan pro heqjes së homologimit për vetura

news image

Iniciativën e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për heqjen e homologimit për vetura e ka përkrahur edhe Donika Kadaj- Bujupi.

Përveç saj dhe Vetëvendosjes për heqjen e homologimit ka votuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe Bekë Berisha, po ashtu, nga AAK-ja.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro Projektligjit që ndryshon rregullimin e importit të veturave me ligj, në mënyrë që të hiqej pjesa e homologimit.

28 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Kësisoj ky projektligj do të përsëritet në seancën e radhës.
Sipas propozuesit Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Blerim Devolli.

Homologimi i veturave është konsideruar si i panevojshëm edhe nga Bashkimi Evropian.

Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, e cila është në pronësi të Devollit./ Gazeta Sinjali/