Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat që kanë rënë në Ukrainë si pasojë e agresionit rus.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se me rastin e një vjetorit të fillimit të luftës atje, kërkon që të mbahet një minutë heshtje.
Ai ka thënë se Kosova do të qëndroj krah popullit ukrainas.
“Jemi në prag të një vjetorit të fillimit të agresionit rus mbi popullin e Ukrainës, me mijëra vetë janë vrarë nga makineria ruse. Unë propozoj se me rastin e një vjetorit të luftës në Ukrainë ti nderojmë të gjitha viktimat e rëna për liri në Ukrainë. Kosova qëndron fuqishëm krah popullit ukrainas, nuk kam dyshim që populli i Ukrainës do të fitojë këtë luftë”, ka thënë Konjufca.