Mbrëmjen e sotme në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës deputetët kanë miratuar 12 projektligje, prej këtyre tetë janë për shëndetësi.
Kuvendi i Kosovës ka votuar 55 amendamentet dhe projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.
Po ashtu, 12 amendamente për Projektligjin për Tipografitë e Gjysmëpërçuesve. Deputetët e shumicës kanë votuar edhe për 17 amendamentet dhe Projektligjin për Dizajn Industrial.
Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi e ka miratuar projektligjin dhe 29 amendamentet për Patentë Shoferë, raporton KP.
Në mesin e tyre janë miratuar edhe projektligjet për Shëndetin Riprodhues, Transplantimin e Indeve dhe Qelizave, në lexim të dytë dhe të Shërbimin Mjekësor Emergjent, për Kontrollin e Duhanit, Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, Ndërprerjen e Shtatzënisë, Gjakun dhe Përbërësit e Gjakut dhe për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin Shëndetësor./GazetaSinjali/