Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare, raporton Gazeta Sinjali.
Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite janë gjithsej katër pika.
Ndër to është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.