image Deputetët mblidhen sot në Kuvend për seancë plenare, 9 pika në rendin e ditës

Politikë

Deputetët mblidhen sot në Kuvend për seancë plenare, 9 pika në rendin e ditës

news image

Në orë 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës nplenare.

Në mbledhjen e djeshme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur edhe për pikat e rendit të ditës që janë gjithsej 9, shkruan Gazeta Sinjali.

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 

2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 

3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm, 

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar , 

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, 

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundslunërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndënnjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, 

7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës ttë Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, 

8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, 

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019. /Gazeta Sinjali/