image Deputetët mblidhen në seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Deputetët mblidhen në seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për seancë plenare, raporton Gazeta Sinjali.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa në rend dite janë gjithsej dhjetë pika.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

/GazetaSinjali/