image Deputetët kërkojnë nga institucionet t'i marrin seriozisht të gjeturat e raportit të progresit

Kosovë

Deputetët kërkojnë nga institucionet t’i marrin seriozisht të gjeturat e raportit të progresit

news image

Sot gjatë ditës, ministra dhe përfaqësues të agjencive të pavarura kanë diskutuar në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në lidhje me rekomandimet e dala nga “Raporti për vitin 2020 i Komisionit Evropian”.

Në këtë takim u tha se ka pasur progres në disa fusha, por ka ende punë për t`i zbatuar në tërësi të gjeturat e Bashkimit Evropian.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica para anëtarëve të komisionit i paraqiti disa nga synimet e dikasterit të tij për të zbatuar rekomandimet e BE-së.

“Do të procedojmë tutje edhe me Projektligjin e punës dhe lehonisë si dhe Plotësim-ndryshimin e disa projektligjeve që kanë të bëjnë me fusha tjera të marrëdhënies së punës është synimi ynë. Por sfidë mbetët edhe zbatimi konkret i ligjeve në aspektin e marrëdhënieve të punës”, tha ai.

Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, derisa tregoi angazhimin e tij për zbatim të rekomandimeve të BE-së, tha se sfidë është edhe shkurtimi i buxhetit.

“Sfidë për zbatimin e këtyre rekomandimeve sa i përket industrisë është buxheti pasi jemi në pandemi dhe po ka shkurtime buxhetore”, tha ai.

Nga ZRrE, Arsim Janova tha se në bazë të raportit të BE-së do të angazhohen për planin e efiçiencës së energjisë dhe tarifat e saj.

/Gazeta Sinjali/