image Deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtojnë emërimin e drejtorit të AKI-së

Kosovë

Reagime/ Deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtojnë emërimin e drejtorit të AKI-së

news image

Dy deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Haki Abazi kanë reaguar kundër emërimit të drejtorit të ri të AKI-së, Kreshnik Gashi dhe Inspektorit të Përgjithshëm, Burim Ramadani.

Bajqinovci ka shkruar se kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon. Sipas tij, presidenti dhe kryeministri kanë emëruar eksponentët e tyre.

Ndërsa, Abazi ka thënë se vendimet në këtë kohë të kryeministrit të vetdorëhequr, për pozitat në AKI janë qellimkëqija dhe me prapavijë.

Për këtë çështje nuk është prononcuar ende Albin Kurti, ai më parë kishte porositur që kryeministri në largim të përmbahet në emërimin e shefit të AKI-së, pasi që sipas tij kjo detyrë i takon qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/