image Deputetë të papërgjegjshëm, sërish nuk votohen 31 pikat e mbetura nga seancat e kaluara

Kosovë

Deputetë të papërgjegjshëm, sërish nuk votohen 31 pikat e mbetura nga seancat e kaluara

news image

Nga 35 pika të mbetura nga 27 seancat e kaluar, në seancën e sotme, Kuveni i Kosovës ka arritur që t`i miratojë vetëm dy, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe pse në sallë pati pjesëmarrje të mjaftueshme të deputetëve, 31 pika dështuan, pasi që jo të gjithë deputetët morën pjesë në votim.

Kuvendi i Kosovës me 75 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Deputetët me 68 vota për kanë miratuar edhe rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ndaj kësaj seance ka reaguar ish-deputeti Dardan Sejdiu në një postim në “Facebook”.

“Paloni katallogat, shpërbëjeni kuvendin dhe shkoni ne zgjedhje!”, ka shkruar ai.

Në ndërkohë Visar Ymeri nga PSD-ja ka thënë se kjo seancë është thirrur më shumë për të bërë fushatë për zgjedhjet e së dielës në Podujevë, e jo për raportim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Si u pa nga jashtë: interpelanca për MPB ishte për zgjedhjet në Podujevë. Kështu keqpërdorën nënshkrimet e anëtarëve të Kom. Ata kishin thirrur Min. e jo Kryetarin e Podujevës. Kryesuesja dha hapësirë për keqpërdoruesit – sillej si pronare e Kuvendit”, përfundon Ymeri.

/Gazeta Sinjali/