image Departamenti Amerikan i Shtetit uron Qeverinë Kurti, ia tregon prioritetet

Kosovë

SHBA/ Departamenti Amerikan i Shtetit uron Qeverinë Kurti, ia tregon prioritetet

news image

Krijimin e qeverisë së re të Kosovës e ka përshëndetur Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëdhënësja e DASH, Morgan Ortagus, ka thënë se mezi po presin që të punojnë në forcimin e partneritetit dhe për të punuar së bashku me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimit të sundimit të ligjit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Përgëzime për popullin e Kosovës pas krijimit të qeverisë së re. Ne mezi po presim të ndërtojmë partneritet të fortë dhe të punojmë së bashku për të nxitur rritje ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe për të mbështetur prosperitetin për njerëzit dhe për rajonin”, ka shkruar Ortagus në Twitter.

Qeveria e re e Kosovës u votua në Kuvend, duke marrë 66 vota për dhe 10 abstenime. /Gazeta Sinjali/