image Dënohet me pesë vjet burgim i mituri që sulmoi seksualisht pesë vjeçaren në Ferizaj

Drejtësi

Dënohet me pesë vjet burgim i mituri që sulmoi seksualisht pesë vjeçaren në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, shpalli aktgjykim dënues ndaj të miturit A.H., i cili sipas propozimit për shqiptimin të burgimit për të mitur të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka kryer veprën penale “sulm seksual”, shkruan Gazeta Sinjali.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore dhe administrimit të të gjitha provave, të miturit A.H., sipas propozimit të prokurorisë i shqiptoi dënim burgimi për të mitur në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5 vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5 vjeçares.  

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj. /Gazeta Sinjali/