image Dënohet me 7 vite burgim ish-polici që ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren në Lezhë

Shqipëri

Dënohet me 7 vite burgim ish-polici që ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren në Lezhë

news image

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

Ish-efektivi i policisë Kola u arrestua pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare. Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, raporton A2, përcjell Gazet Sinjali.

Nëpërmjet mashtrimit dhe kërcënimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, Kola e ka marrë të miturën në një banesë në përdorim në qytetin e Lezhës, dhe akuzohet se aty ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që e mitura ka arritur të largohet nga banesa.

/GazetaSinjali/