image Dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë

Drejtësi

Dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 6 vjet burgim, të akuzuarin Egzon Krasniqi, për dhunimin e të miturës E.F..

Egzon Krasniqi akuzohet për dhunimin e të miturës E.F., nga 23 deri më 29 shtator të këtij viti, në vazhdimësi.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

I akuzuari Egzon Krasniqi, në seancën fillestare e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Për ngritjen e aktakuzës ndaj Egzon Krasniqi, Prokuroria Themelore në Gjakovë, kishte njoftuar përmes një komunikate për medie, ku thuhej se më 23 shtator 2021, i pandehuri, sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit.

Tutje, thuhet se nga 23 deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryejë marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”, vepër kjo e dënueshme me burgim prej së paku 10 vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/