image Dënohet me 50 vite burg anglezi, trafikonte shqiptarë me motorë uji

Rajon

Britani/ Dënohet me 50 vite burg anglezi, trafikonte shqiptarë me motorë uji

news image

Anglezi 69-vjeçar, Leonard Pauell, nga Kenti, përdorte gomone me motorë të fuqishëm për të trafikuar shqiptarë në Britani.

Sipas “Daily Mail”, ai kishte fituar rreth 250 mijë sterlina me këtë skemë, por tani është dënuar që të paguajë gjysmën.

Grupi i tij kriminal, ku bënte pjesë dhe i biri, u dënua me 50 vite burg në total.

Trafikantët anglezë kishin blerë edhe motorë uji për të ofruar udhëtime “të personalizuara” për emigrantët e paligjshëm./Gazeta Sinjali/