image Dënohet me 500 euro gjobë barnatorja që rriti çmimet e barnave në Skënderaj

Kosovë

Masa/ Dënohet me 500 euro gjobë barnatorja që rriti çmimet e barnave në Skënderaj

news image

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se inspektorati komunal ka dënuar me 500 euro gjobë një barantore që ka ngritur çmimin e barnave.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka kërkuar nga bizneset që të mos e shfrytëzojnë situatën në të cilën gjendemi.

“500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave. Sapo mora informatën që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Jashari./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/725401031329884/?type=3&theater