image Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për pjesëmarrje në ISIS

Drejtësi

Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për pjesëmarrje në ISIS

news image

I akuzuari Sadri Nerjovaj është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në dënimin me burgim, Nerjovajt do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykatësi ka vendosur që të akuzuarit Nerjovaj t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Ndryshe, i akuzuari Nerjovaj e ka pranuar fajësinë për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS, në seancën e 196 shkurtit.

/GazetaSinjali/