image Dënohet me 3 vjet burgim e 500 euro gjobë për vjedhjen e një telefoni

Drejtësi/ Dënohet me 3 vjet burgim e 500 euro gjobë për vjedhjen e një telefoni

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tre vjet burgim dhe gjobë prej 500 eurosh G.B. të akuzuarin për vjedhje të një telefoni.

Sipas gjykatës, G.B. me datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi” në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë, kishte vjedhur nga xhepi i një të dëmtuare telefonin e saj dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu asaj dëm material në vlerë prej 600 euro.

I akuzuari nga shkresat që posedon gjykata njihet si recidivist, i cili më herët kishte qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/