image Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Lumezi kërkon rishqyrtimin e lëndës

Drejtësi

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Lumezi kërkon rishqyrtimin e lëndës

news image

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka kërkuar që të rishqyrtohet lënda e prokurores Lirije Morina lidhur me rastin e dhunimit të 15-vjeçares.

Kështu ka njoftuar Prokuroria e Shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij njoftimi, Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, që të rishqyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina.

Lumezi i ka kërkuar Kurmehajt që nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Prishtinë, 26 tetor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që dje është raportuar se tre muaj më parë Gjykata Themelore në Pejë kishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim të akuzuarin për dhunimin e një 15-vjeçares në Gjakovë. Rasti kishte ndodhur në viitn 2012, mirëpo për një vepër të tillë sipas Ligjit dënimet parashihen të jenë nga 5 deri në 20 vite burgim.

/GazetaSinjali/