Trajneri spanjoll, Pep Guardiola duket se e ka ndërmend t’i qëndroj besnik skuadrës së Manchester Cityt edhe pse është dënuar që në dy sezonet e ardhshme të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve
Siç shkruan Sky Sports, Guardiola besohet se këtë ua ka thënë lojtarëve se do të qëndroj edhe nëse bien në Ligën e Dytë.
“Çfarëdo lige që do të jemi, unë do të jem këtu. Edhe nëse na dërgojnë në Ligën e Dytë, unë do të jem këtu. Është koha që të qëndrojmë të bashkuar.”, besohet të ju ketë thënë Guardiola lojtarëve.
Pas dënimit që morën nga UEFA, mediat shkruan se shumë yje të Manchester Cityt dhe Pep Guardiola do të largohen nga klubi anglez.
Po ashtu edhe agjenti i Sterling e ka konfirmuar se ylli anglez do të qëndroj tek City./Gazeta Sinjali/