image Dëmtonte gjësendet në shtëpi dhe kanoste bashkëshorten, prangoset 45-vjeçari në Kaçanik

Siguri

Dëmtonte gjësendet në shtëpi dhe kanoste bashkëshorten, prangoset 45-vjeçari në Kaçanik

news image

Për shkak të dhunës së ushtruar në familje, stacioni policor i Kaçanikut, mbrëmë rreth orës 23:30, ka arrestuar personin me inicialet A.B., 45-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, 45-vjeçari fillimisht e ka kanosur bashkëshorten e tij me inicialet F.B., e pastaj ka filluar të dëmtojë gjësende në shtëpi.

Siç bën të ditur Policia, zyrtarët e uniformuar kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacionin e këtij qyteti.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërugar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/