Kompania e Ujësjellësit Rajonaë “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e rajonit të Prizrenit dhe Rahovecit për dëmtimin e një gypi në fshatin Fortesë, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij defekti, ujësjellësi njofton se fshatrat: Fortesë, Cilinë, Krushë e Madhe, Nagavc. Hoçë e Vogël, Krushë e Vogël, Piranë, Retijë, fshatrat e Hashit, Krajkë, Zym dhe Shëngjergj.
“Njoftojmë konsumatorët e rajonit të Prizrenit se për shkak një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë, dhe punimeve për riparimin e tij pa furnizim me ujë do jenë këto fshatra: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e Vogël, Krushë e Vogël, Piranë, Retijë, fshatrat e Hasit: Krajkë, Bregdri, Zym dhe Shengjergj. Ekipi teknik po bën përpjekje që punimet të kryhen sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në njoftimin e KUR “Gjakova”./Gazeta Sinjali/