image Dëmtohen varrezat në një fshat të Fushë-Kosovës

Siguri

Dëmtohen varrezat në një fshat të Fushë-Kosovës

news image

Një person dje ka raportuar në Polici se në fshatin Nakaradë të Fushë-Kosovës disa persona të panjohur kanë dëmtuar tetë varreza, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimit fillestar deri më tani rezulton se varrezat nuk janë dëmtuar, por janë rrëzuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

Ndërkohë, policia bën me dije se rasti është duke u hetuar ende./GazetaSinjali/