image Dëmtohen hapësirat ku nënshkruhej peticioni i Vetëvendosjes në Pejë
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Dëmtohen hapësirat ku nënshkruhej peticioni i Vetëvendosjes në Pejë

news image

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes në Pejë, Berat Ganiqi ka thënë se hapësira dhe mjetet të cilat po përdoreshin në këtë komunë për peticionin “Duam Zgjedhje”, janë dëmtuar.

E për këtë veprim, Ganiqi akuzon militantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të cilët thotë se sulmuan në pjesën e cila ishte ndarë për qytetarët që dëshironin të nënshkruanin peticionin e inicuar për zgjedhje të reja.

”Është për keqardhje veprimi i militantëve të AAK-së në Pejë, ata nuk mund ta ndalin peticionin”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social në Facebook./Gazeta Sinjali/

Image may contain: people sitting, table and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, shoes and outdoor
No photo description available.