Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes në Pejë, Berat Ganiqi ka thënë se hapësira dhe mjetet të cilat po përdoreshin në këtë komunë për peticionin “Duam Zgjedhje”, janë dëmtuar.
E për këtë veprim, Ganiqi akuzon militantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të cilët thotë se sulmuan në pjesën e cila ishte ndarë për qytetarët që dëshironin të nënshkruanin peticionin e inicuar për zgjedhje të reja.
”Është për keqardhje veprimi i militantëve të AAK-së në Pejë, ata nuk mund ta ndalin peticionin”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social në Facebook./Gazeta Sinjali/