image Dëmtimi i gypit në "Rrugën e Llapit"/ Ujësjellësi njofton se deri kur do të mbesin pa ujë banorët

Sociale

Dëmtimi i gypit në “Rrugën e Llapit”/ Ujësjellësi njofton se deri kur do të mbesin pa ujë banorët

news image

Një gyp i ujësjellësit është dëmtuar sot në “Rrugën e Llapit” në Prishtinë dhe banorët e kësaj rruge kanë mbetur që disa orë pa ujë të pijshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të fundit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ky defekt nuk do të mund të sanohet të paktën deri nesër në mesditë.

Kësisoj, këta banorë do të vazhdojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Të nderuar konsumatorë, për shkak të defektit në gypin e ujit me diametër fi 200 mm në rrugën e ” Llapit” në Prishtinë, defekt i shkaktuar nga papërgjegjësia e palëve të treta, ju njoftojmë se natyra jashtëzakonisht e ndërlikuar e dëmtimit të gypit e bën të pamundur sanimin e tij deri nesër në mesditë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”.

Sipas ujësjellësit, dëmtimi është në murin e pusetës dhe betoni mbi gyp e bën të pamundur sanimin sonte.

Pa ujë të pijshëm KRU “Prishtina” njofton se janë konsumatorët e “Rrugës së Llapit” deri te rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë./Gazeta Sinjali/