image Ndërprerje e ujit të pijshëm në Prishtinë, Ujësjellësi tregon arsyen

Sociale

Ndërprerje e ujit të pijshëm në Prishtinë, Ujësjellësi tregon arsyen

news image

Kompania Rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në rrugën e “Llapit” në Prishtinë, nga palët e treta, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kur gypat dëmtohen nga operatorët ekonomikë apo punëkryes privat, dëmtimet shkaktohen deri në atë masë sa bëhen më të vështira për sanim.

Po ashtu, bëhet e ditur se pa ujë të pijshëm janë konsumatorët nga rruga e “Llapit”, deri te “Ilir Konushevci”, teksa nuk dihet se sa do zgjasë sanimi i problemit.

“Ekipet operative dhe mirëmbajtëse të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit. Por, se sa do zgjasë sanimi ende nuk dihet për shkak të natyrës së defektit. Është bërë dukuri dëmtimi i gypave të ujit nga palë të treta si një papërgjegjësi e procesit të punimeve të tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ujësjellësit./Gazeta Sinjali/