image Demirel do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Futboll

Demirel do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

news image

Presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel do të jetë i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.

Marrëveshja do të nënshkruhet nesër (më 10 shtator) nga ora 19:00 në Tiranë, ku Demirel do të ofrojë përkrahen e tij dhe institucionit që ai drejton.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) që disa muaj janë duke punuar intensivisht për themelimin e kësaj lige, kurse nga fillimi kanë pasur përkrahjen nga FIBA Evropa.

Demirel, i cili vitin e kaluar kishte qenë në Kosovë për të ofruar përkrahje për basketbollin e Kosovës, do të mbajë një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për të treguar se e përkrah këtë iniciativë dhe do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme. /Sinjali Sportiv/