Demi Lovato është përballur me “mendime vetëvrasjeje” tërë jetën e saj, por tani ka një “sistem të mrekullueshëm mbështetës” që e ndihmon nëse ndonjëherë e gjen veten në errësirë.
Këngëtarja 28-vjeçare ka zbuluar se ka menduar të bëjë vetëvrasje disa herë, porse tani ka sistem të mrekullueshëm që e mbështet e i ndihmon.
“Mendimet për vetëvrasje janë diçka që i kam pasur tërë jetën dhe nëse kaloj sërish në errësirë, kam një sistem mbështetjeje të mrekullueshëm. Për shkak se jam e ndjeshme, ndjehem shumë poshtë dhe ekstreme, deri aty ku bëhet me të vërtetë zi, por kam një sistem që më mbështet tani dhe nuk lë të futet në mendimet e mia”, ka thënë ajo për People.
Kur Demi e gjen veten në gjendje të keqe mentale, menjëherë kërkon ndihmën e njerëzve përreth për të gjetur trajtimin e duhur.
Demi Lovato gati kishte vdekur më 2018 kur kaloi në mbidozë. /Gazeta Sinjali/